Klubi i mendimit ekonomik

Mjekët përjashtojnë dietën vegane: Nuk është e mjaftueshme, duhet ndërthurje

Doktor Maffeis thotë se ushqyerja sipas dietës vegane nuk është e mjaftueshme, kërkon një ndërthurje, për këtë prindërit duhet të ndërgjegjësohen e nëse dëshirojnë ta zgjedhin këtë dietë për fëmijët e tyre duhet të kenë kujdes dhe të konsultohen. “Asnjë dietë nuk bëhet me kokën tënde”- shprehet ai. Claudio Maffeis, përfaqësues i Shoqatës së Peditraëve italianë sqaron: -“Nëse sasia e energjisë së proteinave nuk është e mjaftueshme, nëse ushqyerja nuk kryhet e plotë, mund të shkaktohen probleme serioze në shëndetin e fëmijës: në sistemin nervor qëndror, në peshën e fëmijës dhe ka një propabilitet të madh për zhvillimin e anemisë. Prandaj, për ata prindër që duan të ndjekin këtë dietë duhet të konsultohen me një pediatër “, thekson Maffeis, profesor në Universitetin e Veronës.

“Ushqyerja gjithpërfshirëse është ajo që propozohet nga Shoqata e ushqyerjes si referencë – shpjegon eksperti – dieta vegjetariane mund të përdoret gjithashtu, por duhet ndjekur në mënyrë të rregullt dhe duke u konsultuar me një pediatër, ndërsa ajo vegane duhet medoemos të integrohet. Bëhet fjalë për të gjitha moshat e sidomos për fëmijët, të cilët duhet të monitorohen me kujdes”.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet