Klubi i mendimit ekonomik

Merreni më seriozisht humorin në vendin e punës

Merreni më seriozisht humorin në vendin e punës Niseni me pak shaka. Humori është diçka që pjesa më e madhe prej nesh e përdorin dhe kënaqen në mënyrë instiktive. Shumë studime shkencore vërtetojnë atë që impulset tona natyrore na tregojnë. Humori na bën të ndihemi mirë.

Psikologët Herbert Lefcourt dhe Rod Martin janë ndër të parët të cilët kanë treguar që njerëzit e stresuar me sens të fortë humori ndiheshin më pak në depresion dhe në ankth se sa njerëzit me pak sens humori. Sipas Ekonomia Online, e qeshura rrit nivelin e beta-endorfinës, hormoni që na bën të ndihemi mirë, dhe nivelin e hormonit të rritjes që ndihmon në mirëfunksionim e sistemit imunitar. Por a lidhet gjithçka me një shaka. Jo.

Robert Provine, psikolog nga Universiteti i Maryland, zbuloi se ne qeshim më shumë kur flasim me miqtë tanë. Më shumë se sa barsoleta ne ndajmë batuta apo komente, që në pamje të parë, nuk duken aspak për të qeshur, dhe shpesh shkojnë përtej cakut që mund të konsiderohet “i përshtatshëm”.

Ashtu si kreativiteti, humori është më i spikatur kur shkel atë që konsiderohet normë.

Si një ndër miliona njerëz që punojnë në një kompani globale, kjo më ka bërë shumë përshtypje. Unë jam francez dhe po u përshtatem gjërave që bashkëpunëtorët e mi ndërkombëtarë bëjnë shaka për më shumë se 20 vjet.

Në vitin 2014 u transferova në Çikago, në selinë qendrore të kompanisë për të cilën punoj. Edhe pse ende nuk jam i sigurt nëse e kuptoj vërtet humorin amerikan, ndihem komod kur bëjmë shaka me njëri-tjetrin për katër vjet.

Megjithatë, kudo ku kam punuar, kemi arritur gjithnjë të krijojmë këtë gjuhë humori, ndonjëherë edhe absurd, që me shumë gjasa nuk do të kuptohej jashtë mjedisit të punës.

Kjo e bën humorin një ndër format tona më të rëndësishme të shprehjes emocionale. Është një sjellje sociale që tregon se kush jemi me të vërtetë. Humori na jep mundësinë të krijojmë dhe të kultivojmë marrëdhënie nëpërmjet hierarkive madje edhe ndasive kulturore.

Humori bën sens në biznes

Kjo është arsyeja se pse e shoh të rëndësishëm humorin në vendin e punës. Ne kalojmë shumë kohë të jetës sonë aty, pse të mos jemi në gjendje të shprehemi në mënyrë autentike? Fatmirësisht, shkenca më mbështet sërish, studime të shumta tregojnë se humori bën sens në biznes.

Si fillim, ai na nxit të bashkëpunojmë, nxit produktivitetin dhe mund të ndihmojë në parandalimin e stresit. Sipas studimeve, humori është tregues i një lideri të suksesshëm: kur përdoret në mënyrë efikase, është një tregues i besimit, aftësive dhe një personi me nivel të lartë. Ndër të tjera, në vende ku bëhet humor, kultura e punës ka tendencë t’i nxisë njerëzit të jenë vetvetja, dhe si rezultat punonjësit janë më të ndershëm dhe produktivë.

Megjithatë, në botën tonë gjithnjë e më në krizë, humori mund të duket si një i njohur i largët. Progreset teknologjike, si ato të Revolucionit të Katërt Industrial, ofrojnë më shumë mënyra për të hyrë në kontakt me njerëz të tjerë sesa në të kaluarën – por nëse nuk tregohemi të kujdesshëm, mund të shkatërrojë marrëdhëniet që na lidhin.

Fakti që po rrisim aftësitë njerëzore duke përdorur Inteligjencën Artificiale do të thotë që shumë prej “marrëdhënieve” tona të reja në të ardhmen, do të jenë gjithnjë dhe vetëm virtuale. Në të njëjtën kohë, rrjetet sociale u kanë dhënë të gjithë njerëzve, me akses në internet, një platformë për komente negative.

Me kaq shumë probleme online dhe, ballë për ballë, të cilat e kanë origjinën nga shaka apo keqkuptime, si dhe një shoqëri që po bëhet gjithnjë e më shumë konfliktuale, të gjithë këto gjëra së bashku mund të bëhen një element frike (ndryshe është quajtur një “spirale heshtje”) ku njerëzit ngurrojnë të shprehin veten lirisht.

Natyrisht, ndonjëherë ajo “frikë” është tërësisht e kuptueshme, është si një vend i sigurt për të na ndalur që të lëndojmë dikë apo të izolojmë veten. A nuk do të ishte e tmerrshme nëse humori do të zhdukej nga vendi ynë i punës? Shumë kompani duket se e kanë kuptuar se ka një problem dhe janë duke punësuar këshillues të humorit në mënyrë që ta zgjidhin. Mendoj se kjo është diçka e trishtë, por gjithsesi është një fillim.

Megjithatë, diçka është e sigurt

Ndërkohë që kompanitë e gjejnë veten të zhytur në luftën globale për njerëzit më të aftë, arma më e mirë në dispozicion të tyre është, me shumë gjasa, forca e tyre aktuale e punës. Kjo do të thotë që çështje rreth angazhimit ë punonjësve dhe bashkëpunimi do të bëhen më të rëndësishme në vitet e ardhshme, nëse kompanitë duan të tërheqin dhe të mbajnë njerëzit më të aftë. Kompanitë që janë në gjendje të motivojnë punonjësit, që të kënaqen gjatë kohës që kalojnë në punë, do të kenë më shumë mundësi të jenë të suksesshme, dhe besoj se humori do të jetë çelësi.

Më poshtë janë tre këshilla se si t’i mundni elementin frikës, pa qenë e nevojshme që të punësoni këshilltarë të humorit:

  1. Mos i kaloni caqet
    Në Francë është e zakonshme të vësh dikë në lojë kur bëjnë apo thonë ndonjë budallallëk. Dhe shpesh, gjëja më e bukur është të thoni diçka që duket plotësisht përtej kufijve të përshtatshëm. Çështja është të jeni të ndërgjegjshëm se kë jeni duke vënë në lojë dhe se si mund të merret komenti juaj.
  2. Humori juaj duhet të ketë qëllim të mirë
    Synoni të qeshni me dikë dhe jo me të. Shpesh bashkëpunëtorët e mi bëjnë shaka se si i shqiptoj fjalë të caktuara në anglisht dhe është vërtet bukur t’i shohësh se sa i pëlqen kjo gjë. Gjëja e rëndësishme është që nuk ka ligësi në shakanë e tyre.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet