Klubi i mendimit ekonomik

Me sytë nga Shqipëria! Italianët tregojnë pse na zgjedhin për biznes

Material i përgatitur nga Valbona Mezini, gazetare

 

Shqipëria është mundësia e artë e investitorëve italianë, të cilët shohin vendin e Ballkanit Perëndimor si një oaz i gjelbër për zhvillim në kohën e krizës dhe furtunës ekonomike europiane që ka prekur më së shumti Italinë.

Java që u mbyll ishte një mundësi e shkëlqyer për investitoret e shërbimeve dhe prodhimit të rajonit të Molises, pozicionuar në juglindje të Italisë e që njihet më kryeqendrën e saj Campobasson, një qytet me rreth 100 mijë banorë një pjesë e konsiderueshme e të cilëve jane shqiptarë të shekujve të kaluar, si dhe ata të emigruar dekadat e fundit. Unioni i sipërmarrësve të rinj shqiptarë udhëtoi drejt Molises për të marrë pjesë në konferencën me temë “Perspektivat dhe mundësitë ekonomike në anën tjetër të Adriatikut”.

Kryetarja e Unionit të sipërmarrësve të rinj shqiptarë, Elisabeta Katiaj dhe sekretarja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqiperisë, Majlinda Saraci ftuan sipërmarrësit Italianë t’i kthejnë sytë nga Shqipëria, pasi vendi ka bërë progres të dukshëm në tërheqjen e investimeve të huaja dhe ndryshimin e rregjimit fiskal për lehtësira dhe oportunitet në të bërit bisnes. “Jam e sigurt se kjo ditë do të sjellë së shpejti nisma të reja investimi në tregun shqiptar, por edhe integrimin e prodhimeve tipike shqiptare në rajonin e Molises. Falë z. Françesko CoCo dhe Gianfranco Ciccone për të gjithë përkrahjen dhe realizimin e kësaj veprimtarie me një vlere të madhe për tregun e të dy vendeve”, deklaroi Katia.

Kryetari bashkise se Rajonit te Molises, si dhe drejtori i projekteve me jashtë në Unionin  e Dhomave të Tregtise se Molises, z. Françesko CoCo thanë se Shqipëria është një vend shumë i afërt për Italinë dhe ofron siguri dhe rend për investitorët Italianë. Ka klimën, afërsinë me Italinë, taksat e ulta dhe ushqimin që bën italianët të ndjehen, si në shtëpinë e tyre.  “Shqipëria po na suprizon për mirë dita ditës sepse po ecën me shpejtësi drejt proceseve integruese për në BE, si dhe ndryshe nga Italia ka reduktuar ndjeshëm burokracitë. Burokracia sot në Itali po vret bisnes iitalian, ndërsa shumë kompani italiane janë detyruar të shpërngulen nga territori italian. Shqipëria vlerësohet së tepërmi nga sipërmarrja italiane, si vendi në zhvillim me oportunitete të mëdha ekonomike, i hapur ndaj inovacionit dhe bashkëpunimit serioz. Dy vende që i bashkojnë shumë pika takimesh si kulturore dhe historike”, u shprehën ata.

Por Shqipëria tashmë, edhe pse është në vëmendjen absolute të interesit të huaj, ka rrugë të gjatë për të bërë që ta kthejë tregun vendas në oazin konkurrues për investime në Europen Juglindore të sipermarrjes në të ardhmen.

Jo vetëm kaq, por një vëmendje të konsiderueshme iu dha edhe trajtimit të mundesive të reja, në kuadër të sigurimit të tregut nga sipermarrësit e rajonit të Molises për futjen dhe tregtimin e prodhimeve BIO “Made in Albania” në rrjetet e merkatave ne vend.

 

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet