Klubi i mendimit ekonomik

Mbyllja e lojërave të fatit, ish ministri i Financave apelon: Të shmanget monopoli online

Qeveria ka vendosur që të mbyllë lojërat e fatit, duke iu lënë afat këtyre bizneseve fundin e vitit. Por a rrezikon që një vendim i tillë të krijojë monopol në zhvillimin on line të këtij aktiviteti?

Ish ministri i Financave, Arben Malaj jep këtë shpjegim për Ekonomix.al.

Arben Malaj, ish ministër i Financave

“Veprimi i qeverisë duhet ta kufizojë efektin virusal të lojërave të fatit në shoqërinë tonë. Masat ligjore dhe administrativë për largimin e tyre nga qendrat e banuara janë hapi i parë.

Tatimi i lartë i fitimeve, kontrolli i lehtë dhe profesional i tyre plotësojnë këtë objektiv. Edukimi, punësimi, rritja e të ardhurave reale janë masa mbështetëse për këtë objektiv.

Duhet eleminuar cdo mundësi për monopol në lojërat e fatit  Cdo monopol është një risk mbi ekonominë dhe politikën. Reduktimi i risqeve ekonomike, sociale dhe politike  i parave informale, gri dhe të zeze duhet të jetë në qender të politikave publike dhe i mirëqeverisjes”.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet