Klubi i mendimit ekonomik

Mblidhet grupi i PS, Braçe e Ahmetaj përplasen për Tatimin mbi Pagat

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ëhstë shoqëruar këtë të hënë me debate të ashpra mes dy deputetëve, Arben Ahmetaj, ministër i Financave dhe Erion Braçe, kreu i komisionit parlamentar të Ekonomisë.

Sipas të dhënave brenda grupit të PS, bëhet e ditur, se shkak është bërë vendosja e tatimit mbi pagën, që është parashikuar të bëhet në projektbuxhetin e vitit 2019.

Sipas propozimit të bërë nga ministri Ahmetaj, do të tatohen të gjitha pagat nën 30 mijë lekë.

Kjo ka sjellë reagimin e fortë të Braçes, i cili ka kërkuar që tatimi mbi pagën të bëhet vetëm tek pagat mbi 40 mijë lekë.

Aktualisht pagat 30 mijë lekë nuk tatohen.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet