Klubi i mendimit ekonomik

Mbi 24 mijë biznese me borxhe te tatimet, sekuestro pasurive

Ka arritur në rreth 24.500 numri i bizneseve që janë vendosur në sekuestro pasurie nga tatimet, për shkak se nuk kanë paguar detyrimet tatimore.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka publikuar listën e subjekteve debitore, e cila është shtuar me 8.415 biznese gjatë vitit 2018-ën. Sipas A2 CNN, numri i bizneseve që nuk kanë shlyer taksat dhe tatimet është rritur më tej edhe gjatë janarit të këtij viti, me 1297 biznese të reja.

Bazuar në legjislacionit tatimor, të gjithë tatimpaguesit që nuk paguajnë detyrimet tatimore në afat konsiderohen subjekte të borxhit tatimor. Administrata tatimore vendos marrjen e masave te sigurimit mbi pasuritë, me qëllim ekzekutimin e detyrimeve dhe fillimin e procedurave për mbledhjen me forcë të tyre.

Por në rast se biznesi i shlyejnë detyrimet, atëherë tatimet e heqin sekuestron dhe i rikthejnë atij pasurinë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet