Klubi i mendimit ekonomik

Mbërrijnë turistët e parë nga Tel Aviv, linja e re ajrore çdo të martë dhe të enjte

Flutura Tota, Ekonomix.al

Kanë mbërritur në Shqipëri turistët e parë nga Izraeli, për të vizituar destinacionet e ndryshme turistike të vendit tonë në këtë sezon turistik.

Këtë të premte, avioni i parë me 184 turistë ka mbërritur në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”, i cili përmes linjës Israir Airlines,fluturoi nga Tel Aviv drejt kryeqytetit të Shqipërisë.

Ardhja e 184 turistëve të parë, nisi edhe  fillimin e operimit të destinacionit të ri nga qyteti i Izraelit drejt Tiranës, ku linja e re është programuar çdo të martë dhe të premte deri në fund të shtatorit dhe do të shërbejë për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Shqipërisë dhe Izraelit, veçanërisht në fushën e ekonomisë.

“Ky lajm na gëzon shumë. TIA i mbështet këto destinacione financiarisht me qëllimin për të zhvilluar turizimin dhe për ta ngritur në një shkallë më lart, imazhin e Shqipërisë,” u shpreh Dr Rolf Castro-Vasquez, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i TIA-s.

TIA premton se stafi i saj është i përgatitur më së miri për të përballuar fluksin e pasagjerëve gjatë verës, si dhe për të ofruar standardet më të larta të mundshme të shërbimit dhe komoditetit të tyre.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet