Klubi i mendimit ekonomik

Manastirliu pret mjekët e rinj: Në prill, rritje pagash me 7%

Ditën e sotme, 54 mjekë të rinj  i janë shtuar sistemit të kujdesit shëndetësor parësor në të gjithë vendin. Ata janë shpallur fitues nga konkursi i organizuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Këta të fundit janë shpallur fitues nga 103 mjekë, të cilët aplikuan, ndërkohë, po vijon procesi i punësimit.

Ministrja e Shëndetësisë  dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, priti mjekët e  rinj, duke  i siguruar ata për  kushte pune  më të mira  .

“Ju siguroj se kushtet e punës që do të gjeni sot në qendrat shëndetësore janë shumë më të përmirësuara dhe më vjen mirë që ndër ju, shumë kanë zgjedhur të punojnë në qendra shëndetësore të largëta”, tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu garantoi se mjekët do të mbështeten edhe me rritjen e pagave.

“Duke filluar nga muaji Prill, nis rritja e re e pagave 7% për të gjithë punonjësit e shëndetësisë”, tha Manastirliu.

https://www.facebook.com/168952600227465/posts/634642740325113/

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet