Klubi i mendimit ekonomik

Makinat e përdorura mund të hyjnë në Shqipëri, qeveria shtyn afatin e vendimit

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka zbuluar ndryshimin e vendimit të Qeverisë në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit. Balluku tha se vendimi i ndalimit për makinat e përdorura është shtyrë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

Vendimi për ndalimin e makinave të përdorura,bëhet në kuadër të masave kundër ndotjes së ajrit.

“Jam këtu përpara jush sot për t’ju komunikuar disa ndryshime të bëra gjatë mbledhjes së Qeverisë në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 633, datë 26.10.2018 “Për masat kundër ndotjes së ajrit nga shkarkimet e mjeteve motorike dhe reduktimin e shkarkimeve në ajër të ndotësve të gaztë dhe të lëndës së ngurtë pezull nga motorët me ndezje pozitive dhe ata me ndezje me kompresion që djegin gaz natyror apo të lëngshëm për përdorim në automjete”.

Kërkesat për këto ndryshime kanë ardhur fillimisht nga qytetarët përmes platformës së bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al.

Nga data 28 shkurt 2019 që ishte në VKM 633, afati shkon në datën 31 dhjetor 2019. 2. Zhdoganimin e automjeteve që kanë hyrë në Shqipëri pas hyrjes në fuqi të VKM 633. Me ndryshimin e bërë sot parashikohet që do të lejohet zhdoganimi i të gjitha mjeteve që kanë hyrë në territorin e Shqipërisë deri në datë 31 dhjetor 2019. 3.

Standartizimin sipas parametrave matës për emetimin e gazrave me standardet e BE-së.”-tha minitrja Balluku.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet