Klubi i mendimit ekonomik

Luljeta Minxhozi zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë

Luljeta Minxhozi zgjidhet zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë. Emërimi i saj është bërë nga Këshilli Mbikëqyrës, pas propozimit të guvernatorit, Gent Sejko. Lajmi bëhet i ditur nga institucioni mbikëqyrës bankar.

Emërimi i znj. Minzhozi erdhi pasi Parlamenti miratoi 6 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, duke i dhënë fund ngërçit dy mujor të mosfunksionimit të këtij Këshillit, për shkak të mungesës së kuorumit.

Gjashtë anëtarët e rinj të përzgjedhur janë Ridvan Bode, Artan Hoxha, Suela Popa, Luljeta Minxhozi, Edlira Luçi, Arben Malaj, të clët zëvendësuan 6 anëtarët që u kishte mbaruar mandate. Tre anëtarët e tjerë të Këshillit mbikëqyrës janë Gent Sejko, që është aktualisht dhe guvernator i Bankës së Shqipërisë, Natasha Ahmetaj, që është zv.guvernatorja e dytë e Bankës së Shqipërisë dhe Tonin Kola.

Luljeta Minxhozi zëvendëson në këtë mënyrë Elisabeta Gjonin, e cila ishte zv.guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë që prej janarit të vitit 2012.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet