Klubi i mendimit ekonomik

Luhatjet me kursin, BSH injektoi në treg 40.1 miliard lekë

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg për të mbajtur të stabilizuar tregun e këmbimit, duke injektuar jo pak, por 40.1 miliard lekë në tre mujorin e dytë të vitit 2018.

Sipas deklaratës së Bankës së Shqiëprisë, në tremujorin e dytë të vitit 2018, gjatë tremujorit të dytë, injektimi mesatar ditor nëpërmjet operacioneve injektuese të likuiditetit ka qenë rreth 40.19 miliardë lekë, shifër kjo e ngjashme me ato të dy tremujorëve paraardhës. Edhe këtë tremujor, shuma e injektuar është luhatur në një bandë të gjerë nga 28.99 mld lekë në fund të periudhës dhe 49.10 miliardë lekë në datën 25 prill 2018.

Sipas Bankës së Shqipërisë, faktori kryesor që ka ndikuar në rënien e mungesës së likuiditetit, në muajin qershor, ka qenë blerja e valutës nga BERZH-i, si dhe blerja nga tregu valutor me objektiv frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit.

Likuiditeti i injektuar në tremujorin e dytë nëpërmjet blerjeve ka ndikuar në rritjen e likuiditetit në sistemin bankar në fund të periudhës për 28.21 miliardë lekë, ndërkohë që shuma e injektuar në tremujorin e mëparshëm ishte 2.53 miliardë lekë.

Faktor me ndikim në rritjen e mungesës së likuiditetit në sistemin bankar ka qenë akumulimi i likuiditetit në llogarinë e qeverisë për rreth 11.5 miliardë lekë, gjatë tremujorit.

Njëkohësisht, një pjesë e sistemit bankar ka pasur tepricë likuiditeti në mënyrë të qëndrueshme gjatë muajit qershor

dhe e ka depozituar atë në Bankën e Shqipërisë në formën e depozitës.

Në funksion të operacioneve për administrimin e likuiditetit të sistemit bankar, Banka e Shqipërisë ka përdorur instrumentin e saj kryesor, marrëveshjen e anasjellë të riblerjes me maturim njëjavor për mesatarisht 20.06 miliardë lekë ose 49.90% të totalit të injektimeve në sistemin bankar.

Operacioni rregullues për tërheqje njëditore është përdorur në 3 raste, për shumat 5.50-8.20 miliardë lekë në ditët e fundit të rezervës së detyrueshme të muajve prill dhe maj, ndërsa në 2 ditët e fundit të rezervës së detyrueshme të muajit qershor janë kryer operacione të injektimit njëditor të likuiditetit për shumat 1.78 dhe 1.24 miliardë lekë.

Operacionet për menaxhimin e portofolit të Bankës ë Shqipërisë

Gjatë periudhës, Banka e Shqipërisë ka rritur portofolin e titujve për 2.45 miliardë lekë nëpërmjet veprimeve në tregun sekondar. Gjatë këtyre operacioneve janë blerë 2.85 miliardë lekë bono thesari 12-mujore dhe janë shitur 400 milionë lekë bono thesari 6-mujore në fund të muajit qershor.

Përdorimi i instrumenteve mbështetëse

Bankat kanë përdorur depozitën në BSH në 2 raste, në dy muajt e parë të periudhës, për shumat 350

milionë lekë dhe 2.2 miliardë lekë, si dhe në mënyrë të vazhdueshme që prej datës 11 qershor për

shuma në rënie nga 9.50 miliardë lekë në 5.88 miliardë lekë në fund të muajit qershor.

NDËRHYRJET E BANKËS SË SHQIPËRISË NË TREGUN E BRENDSHËM VALUTOR GJATË TREMUJORIT TË DYTË TË VITIT 2018

Veprime me bankat e nivelit të dytë

Në përputhje me vendimin e Komitetit të Zbatimit dhe Këshillimit të Politikës Monetare të datës 15.12.2017, me objektiv rritjen e rezervës valutore, Banka e Shqipërisë në periudhën prill-qershor 2018 ka organizuar 3 ankande të blerjes së valutës.

Në tre ankandet e organizuara janë blerë 43.50 milionë euro, duke përdorur në të tre rastet opsionin e blerjeve në raundin e dytë, sikurse parashikohet në rregullore.

Në datën 5 qershor, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë me objektiv shmangien e çrregullimeve në tregun valutor, duke blerë 13.90 milionë euro dhe më tej, prej datës 6 qershor janë blerë 51.40 milionë euro nga bankat e nivelit të dytë, me objektiv frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit. Nga totali prej 108.80 milionë euro të blera nga bankat e nivelit të dytë gjatë tremujorit, 71.50 milionë euro kanë qenë oferta për konvertimin e kapitalit të tyre.

Veprime me institucione të tjera

Shuma e marrëveshjeve SËAP me Ministrinë e Financave ka rënë më tej gjatë 3-mujorit të dytë 2018 në 18.60 miliardë lekë, prej 25 miliardë lekësh në fund të muajit mars 2018 dhe 35.70 miliardë lekë në fund të vitit 2017. Gjatë muajit qershor, Banka e Shqipërisë ka blerë nga BERZH-i 116.22 milionë euro.

Blerje të tjera të zakonshme të valutës nga institucionet e huaja kanë qenë 351 mijë dollarë amerikanë të blera nga IBRD, 671 mijë euro nga Ministria e Financave (Fondet EPA) dhe i janë shitur ASD-së 43 mijë euro.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet