Klubi i mendimit ekonomik

Letrat me vlerë të qeverisë, 98.8% e transaksioneve nga qytetarët

Në kushtet ku të hapësh një biznes në Shqipëri është me risk, kur interesat e depozitave kanë zbritur gati në zero, kur të blesh apo shesësh prona nuk garanton më fitimin e dikurshëm, të investosh në bono thesari mbetet ndoshta alternativa më e leverdisshme.

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare tregojnë se gjatë vitit 2018, pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë u dominua nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.85% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.

Qytetarët kanë investuar kryesisht në bono thesari, që janë edhe afat të shkurtër, 3 mujor, 6 mujor dhe 1 vjeçar. Sipas statistikave, 70.6% e tregut të letrave me vlerë të qeverisë dominohej pikërisht nga bonot dhe vetëm 29.4% ishin instrumente afatgjatë, që njihen ndryshe si obligacione dhe që kanë afat nga 2 deri në 10 vjet.

Investimi në letrat me vlerë të qeverisë, ku përfshihen bonot dhe obligacionet, është me risk zero, pasi bëhet fjalë për një borxh që qeveria ua merr qytetarëve të saj.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet