Klubi i mendimit ekonomik

Lamtumirë superavionëve! ​Airbus ndalon prodhimin e e A380

Prodhuesi evropian i aeroplanëve Airbus njoftoi se do të ndërpresë prodhimin e grupit të jambo-jet A380, pasi nuk u arrit një kontratë afatgjatë me kompaninë ajrore Emirates mbi ofertat e tyre të qëndrueshme.

Në vitin 2021 do të ndalet prodhimi i modeleve ikonë dhe avionëve më të mëdhenj të pasagjerëve. Avionët e kushtueshëm e patën të vështirë të konkurrojnë me modelet më të vogla dhe me efikase. Në një deklaratë, Airbus tha se Emirates Airline do të reduktonte porosinë nga 162 deri në 123 avionë A380.

“Si rezultat i këtij vendimi ne nuk kemi më bazë për të mbështetur prodhimin e A380, pavarësisht përpjekjeve për shitje gjatë viteve të fundit. Kjo na detyron të t’i japim fund prodhimit në vitin2021”, tha Tom Enders, shef ekzekutiv i Airbus.

Vendimi pritet t’i kushtojë vendin e punës nga 3 mijë deri në 3500 personave. Kompania nuk e specifikoi se cilat vende pune apo zona do të preken, por tha se rritja e prodhimit të modelit tjetër A320 do të ofronte mundësi të reja.

“Pasagjerët në të gjithë botën i adhurojnë këta avionë të mëdhenj dhe njoftimi i sotëm është i dhimbshëm për ne dhe komunitetet e A380 në të gjithë botën”, vijoi ai.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet