Klubi i mendimit ekonomik

La pas krizën financiare, mësimi që vjen nga Islanda

Vetëm një dekadë më parë, një fond sovran islandik do të kishte qenë i paimagjinueshëm. Por puna e fortë shpërblehet dhe tregon suksesin që ka arritur Islanda pas krizës financiare të 2008-ës që rrënoi vendin. Shteti ndoqi një politikë për të pasur banka me kapital vendas, zhduku borxhin konsumator, mbajti investimet e huaja, por edhe pati një bum turizmi që e ndihmoi të arrinte një suficit në financa.

Koalicioni qeverisës propozon një fond prej 300 miliardë kronur, apo 2.5 miliardë dollarë. Kjo llogaritet në rreth 7 mijë dollarë për çdo banor.

Krahas rezervave valutore të Islandës, fondi do të shërbejë për të mbrojtur ishullin e vogël në Veri të Atlantikut ndaj ngjarjeve të paparashikueshme. Ai do të investojë jashtë shtetit, duke blerë aksione kompanish dhe bono e obligacione.

Kursimi është i nevojshëm për islandezët edhe për shkak se ndodhet mbi një shtrat vullkanesh. Është kjo pasuri gjeologjike që do të furnizojë me para fondin sovran, ku do të shkojnë të gjitha të ardhurat nga burimet e energjisë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet