Klubi i mendimit ekonomik

Kuzhinat e restoranteve mes mykut dhe pluhurit, AKU mbyll dy prej tyre në Burrel e Mat

Flutura Tota, Ekonomix.al

Autoriteti Kombëtar i ushqimit ka mbyllur këtë të premte dy restorante në Burrel e Mat, pasi kuzhinat e tyre, në të cilat përgatitej ushqimi për klientët, ishin në gjendje skandaloze, mes pluhurit dhe mykut.

Sipas AKU-së, gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër ushtroi në subjektet me aktivitet “restorant” “Skënder Tusha”, Burrel dhe “Shkëlqim Rica”, Mat u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara.

Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 600.000 lekë si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet