Klubi i mendimit ekonomik

Kuvendi diskuton sot ndryshimet për PPP-të

Kuvendi diskuton sot ndryshimet në ligjin e PPP-ve, pas kritikave të forta që iu janë bërë kontratave koncensionare të formës së Partneritetit Publik Privat.

Drafti i hartuar nga Ministria e Financave shqyrtohet nga deputetët e Komisionit të Veprimtarive Prodhuese. Ndryshimet parashikojnë që pas datës 1 korrik 2019 nuk do të pranohen më oferta të pakërkuara nga biznesi për rrugët; do të shfuqizohet  sistemi i shpërblimit me pikë bonus të propozuesve të pakërkuar dhe zëvendësimi i tij me mekanizmin e kompensimit; do të raportohet në mënyrë periodike mbi ecurinë e këtyre kontratave nga kompanitë; si dhe do të krijohet një organ kolegjial, Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve, i cili do të përzgjedhë projektet e koncesionit, që do të asistohen me ekspertizë të specializuar, për hartimin e studimeve të fizibilitetit dhe për të bërë oponencën e tyre.

 

Ndryshimet në ligjin e PPP-ve

 

  • Nga 1 korriku, jo më oferta të pakërkuara
  • Shfuqizohet sistemi i bonusit me pike
  • Raportim periodik për kontratat
  • Ngrihet Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet