Klubi i mendimit ekonomik

Kriza politike/ Mark Crawford i Dhomës Amerikane tregon çfarë ndodhi me investitorin…

Biznesi apelon qeverinë dhe institucionet që të zbatojnë ligjin, pasi sipërmarrja po futet në krizë nga humbjet në miliona euro. Deklarata e fortë u bë nga Gjergji Gjika, anëtar i Parlamentit Ndërkombëtar të Biznesit në A2 Business Week të Aurora Sulçes.

“Pengesa thelbësore është moszbatimi i ligjit, një mungesë, që po shndërrohet në vrastare për biznesin. Të marrim rimbursimin, pse duhet të bëj sherr unë ndërkohë që ato lekë më takojnë? Ndërkohë që shteti llogarit kamatëvonesat në mënyrë të përpiktë. Ai akuzon edhe disa metoda të tepërta të organeve tatimore, aty ku “në qoftë se i ke 100 euro tatimeve, të bllokohen gjithë numrat e llogarive, edhe po pate 2000 punëtorë”, deklaron Gjika.

Duke komentuar mosrimbursimin e TVSH-së, zv.ministri i Financave, Elton Haxhi deklaron se problemi qëndron te “disa investime strategjike, që kanë krijuar një presion të madh në gjendjen e TVSH”. “Në vitin 2019 do të rimbursohen 19 miliardë lekë”, deklaron Haxhi.

Kritika për klimën e investimeve në vend ka edhe Mark Crawford, president i Dhomës Amerikane të Tregtisë. Edhe pse në përgjithësi, ai e sheh “pozitivisht” klimën ndaj investimeve në Shqipëri, nuk mungon të nënvizoi se investitorët kanë përshtypje të mire, “por pastaj mund  të ndërrojnë mendje” kur vinë e flasin konkretisht.

Dhe bën një shembull konkret, të një investitori amerikan, i cili ishte gati për të investuar, por që tensioni politik i ditëve të fundit po e bënte të lëkundej.

Për zv.ministrin e Financave, Haxhi, ndikimi i tensioneve politike mund të jetë deri diku “psikologjik”, por jo empirik dhe, sipas tij, nuk ndikon në tregun e brendshëm”, duke shtuar se kjo varet edhe nga zgjatje e kësaj klime të tensionuar.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet