Klubi i mendimit ekonomik

Kredia, si e marrim dhe për çfarë?

Bankat financojë më shumë bizneset dhe më pak individët. Krejt e kundërta ndodh në vendet e rajonit, ku sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, ky raport është i barabartë ose në favor të individëve.

Në Shqipëri kredia për ekonominë është rreth 35 për qind e Prodhimit të përgjithshëm kombëtar, ku rreth dy të tretat e saj i takojnë bizneseve dhe pjesa tjetër u dedikohet individëve.

Diferenca të forta mes dy segmenteve ka edhe për qëllimin e marrjes së huasë, si dhe monedhës. Qytetarët marrin kredi kryesisht për blerje banese e më pak për konsum dhe huaja preferohet në monedhën vendase. Ndërsa bizneset marrin kryesisht kredi në valutë, për shkak edhe të llojit të aktivitetit.

Portofoli i kredisë për biznese dominohet nga kredia për sektorin “Tregti, hotele dhe restorante”. Ndërkohë që sektori më pak i kredituar mbetet bujqësia, për shkak të shkallës së ulët të formalizimit, rrezikut të lartë dhe vetë problematikës që e karakterizon këtë degë të ekonomisë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet