Klubi i mendimit ekonomik

Biznesi kosovar në alarm për taksën e rrugës së Kombit, goditje për tregtinë

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) gjatë një takimi që ka pasur dje me zëvendës ministrin e Financave Hyzer Gashi, ka shprehur shqetësimin lidhur me taksën rrugore të vendosur nga shteti shqiptar.

Këtë e raporton media Bota Sot.

Gjatë këtij takimi u vunë në pah pasojat që mund të ketë ekonomia e përbashkët nga vendosja e këtyre çmimeve, që cilësohen të jenë të larta në krahasim me vendet e rajonit dhe kushtet që ajo ofron.

Oda e Afarizmit ka vlerësuar se humbjet më të mëdha do ti pësojnë bizneset e të dy vendeve dhe Porti i Durrësit, duke thënë se kjo taksë do të ndikojë direkt në ngritjen e kostove edhe për qytetarët.

Ky shqetësim i OAK-së bazohet në faktin se këto taksa dëmtojnë rëndë shkëmbimin tregtar, dhe kanë impakt direkt në bizneset dhe Portin detar të Durrësit, andaj nga qeveria kërkohet reagim dhe presion, në mënyrë që çmimet e këtyre kostove të jenë më të ulëta, duke arritur një marrëveshje të përbashkët nga institucionet përkatëse të të dy vendeve.

Në këtë mënyrë, OAK mendon që taksa duhet të ketë, por duhet të bëhet ulja e çmimit, në mënyrë që të jenë të përballueshme dhe të përgatiten oferta në baza vjetore për biznese dhe qytetarë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet