Klubi i mendimit ekonomik

Korçë/ Fermerët në protestë, hedhin prodhimet në rrugë

Protestat po përhapen gjithandej, fermerët e Korçës të pakënaqur nga qeverisja kanë bllokuar aksin rrugor Korçë-Kapshticë.

Ata kanë bllokuar rrugën në një protestë pa afat, ku në shenjë revolte kanë hedhur në rrugë prodhimet e pashituara.

Në aksin rrugor Korçë-Kapshticë, në Vranisht është bllokuar edhe qarkullimi i automjeteve.

Fermerët kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, në protestë sot kanë dalë edhe minatorët e Pukës, këta të fundit kanë bllokuar fabrikën për shkak se nuk iu janë likuiduar rrogat prej 4 mujash.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet