Klubi i mendimit ekonomik

Kooperativat bujqësore, Zusi: Domosdoshmëri për daljen e prodhimit në tregjet ndërkombëtare

“Dalja e prodhimit shqiptar në tregjet ndërkombëtare mund të realizohet vetëm nëse fermat apo ndërmarjet bashkohen”.

Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës së eksporteve të produkteve shqiptare në vendet e Bashkimit Europian, të cilët thonë, se mbështetja e BE-së është rritur kohëve të fundit për kooperimet, pasi kështu biznesi mund të zgjidhë edhe probleme të shumta që hasen.

Për Alban Zusin, kreun e Qendrësë së Eksporteve Shqiptare, një bashkëpunim i tillë është shumë i rëndësishëm në kuadër të trendeve moderne e bashkëkohore të zhvillimit ekonomik kombëtar e rajonal.

“Trendi është krijimi i grupimeve, klasterave, pasi bizneset e kanë shumë të vështira të cajnë në tregjet ndërkombëtare vetëm, por duhet bashkëpunim pasi problematikat janë komplekse që i kalojnë kufinjtë e një biznesit të vetëm dhe nuk mund të zgjidhet nga biznesi i vetëm.

Është me shumë rendësi që të krijohen klasterat, organizata, forma kooperimi e bashkëpunimi, si një ndër format efektive që po promovohen në Europë dhe po mbështeten për zhvillimin e sektorit dhe krijimin e kushteve për krirjimin e sinergjisë mes bizneseve të rajonit, për ndërkombëtarizimin e tregtisë, kryesisht në fushën e bujqësisë” deklaron Zusi.

Për këtë formë bashkëpunimi, për dy ditë me radhë u zhvillua në Vlorë takimi i partnerëve nga Greqia, Bullgaria, Qipro dhe Shqipëria për Projektin Focus- Programi INTERREG Balkan.

Qellimi i projektit është krijimi i klasterave transnacionale në katër sektorë: Përpunimi i qumështit, prodhimi i vajit të ullirit, prodhimi i verës, perimet dhe drufrutorët ( agrumet, shega), përmes hartëzimit të SME- ve, qendrave të kërkimit shkencor, organizatave përfaqësuese të biznesit dhe agroindustrisë, shoqërisë civile.

 

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet