Klubi i mendimit ekonomik

Kontrolli mbi paranë, mbi 1 milion karta bankare në qarkullim

Sa i përdorin qytetarët dhe bizneset kanalet bankare? Të dhënat tregojnë për një qarkullim më të madh të parasë nëpërmjet bankave. Kjo veçanërisht edhe pas vendimit të ish qeverisë Berisha që pagat e punonjësve në shtet dhe privat të kalojnë nëpërmjet sistemit bankar.

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se numri i kartave bankare është rritur vitet e fundit. Për 9 mujorin e 2018-ës, në qarkullim rezultojnë 1.091.109 karta, me rritje mbi 26 mijë copë kundrejt fundit të 2017-ës.

Sic duket edhe nga grafiku, numri i kartave bankare ka qenë në rritje të vazhdueshme vitet e fundit, çka flet edhe për një kontroll më të madh të parasë në qarkullim.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet