Klubi i mendimit ekonomik

Kompanitë amerikane drejt robotëve, shkurtojnë punonjësit

Kompanitë amerikane kanë instaluar më shumë makineri të automatizuara apo robotë në 2018-n se sa çdo vit tjetër. Prodhimi me kosto më të ulët i robotëve ka bërë që sipërmarrje të çdolloj fushe dhe madhësie të pajisen me to. Për rrjedhojë robotizimi po shtrihet përtej sektorit të prodhimit të automjeteve që është një ndër sektorët më të automatizuar.
Sipas të dhënave të Shoqatës për Përparimin e Automatizimit, një grup industrial me qendër në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, në vitin 2018 dërgesat e robotëve kapën shifrën e 28,478 njësi, duke bërë që të ketë një rritje prej 16% krahasuar me një vit më parë.
Dërgesat robotike në kompanitë e sektorit të ushqimeve dhe artikujve të konsumit patën një rritje prej 60%. Ndërsa në ato të sektorit të prodhimit të metaleve, dërgesat robotike u rritën më 13%
Trysnia për të automatizuar punën sa vjen e rritet nëpër kompanitë amerikane, që kërkojnë të ulin kostot e krahut punëtor si edhe të qëndrojnë konkurruese në treg

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet