Klubi i mendimit ekonomik

Kompania kineze, “në luftë” me qeverinë amerikane

Ndryshime rrënjësore janë lajmëruar në Uashington kundër gjigandit kinez të teknologjisë “Huawei” dhe drejtuesve të lartë të saj.

Zyrtarët e Shteteve të Bashkuara paraqiten në një front të bashkuar kundër një kompanie, për të cilën thonë se është ‘mirëdashëse’ ndaj qeverisë së Pekinit.
Akuza kryesore që i është bërë Huawei është se se kjo kompani bën biznes në Iran, pavarësisht sanksioneve, nëpërmjet një dege të saj, duke përdorur sistemin bankar të Shteteve të Bashkuara për të kaluar dhjetëra milionë dollar në transaksione për atë kompani.
Një tjetër krim madhor për të cilën akuzohet Huawei është për vjedhje të sekreteve tregtare nga partneri i saj amerikan T-mobile.
Nga ana tjetër Huawei mohon të ketë shkelur ligjet e Shteteve të Bashkuara. Kundër akuzave të prokurorëve amerikanë ka reaguar me forcë Kina, duke i kërkuar Uashingtonit të heqë dorë nga sulmet ndaj kompanive kineze.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet