Klubi i mendimit ekonomik

Komisioni i Konkurrencës autorizon që Societe Generale t’u kalojë hungarezëve

Banka hungareze OTP është një hap më pranë hyrjes në tregun shqiptar, nëpërmjet blerjes së bankës Societe Generale Albania. Komisioni i Konkurrencës ka vendosur të autorizojë kalimin e 88.89% të aksioneve, që kontrollohen nga grupi francez, drejt shoqërisë OTP Bank Nyrt.

Sipas Konkurrencës, përqëndrimi i realizuar nga kjo shitblerje nuk përbën asnjë shqetësim në drejtim të konkurrencës në tregun bankar shqiptar, nisur edhe nga fakti se hungarezët nuk kanë qenë prezentë deri më tani.

Hapi i radhës kalon në dorë të Bankës së Shqipërisë, e cila jep edhe miratimin final për këtë kalim pronësie. Megjithatë, në kushtet kur Banka qendrore është në pamundësi për të marrë vendime për shkak të mungesës së gjashtë anëtarëve në Këshillin Mbikqyrës, pritet që kjo vendimmarrje të shtyhet.

Ndërkaq, pjesa tjetër e aksioneve (11.11%) do të qëndrojë tek 7 aksionerët shqiptarë të Societe Generale.

Aktivitetet e OTP Bank janë ndërmjetësimi monetar si dhe qira financiare, aktivitete të tjera të shërbimeve financiare; brokerimi I kontratave të letrave me vlerë; konsulencë fiskale; qiradhënia dhe operimi I pasurive të paluajtshme në pronësi ose me qera.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet