Klubi i mendimit ekonomik

Komisioneri Hahn viziton sot Kosovën. Diskutohet për taksën ndaj mallrave serbe

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn viziton sot Kosovën.

Hahn pritet të takohet me presidentin Hashim Thaçi, kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe liderët e opozitës.

Vizita zyrtare do të përqëndrohet në vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind për mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Komisionari i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Johannes Hahn pritet të përsërisë thirrjen për revokimin e taksës dhe të nënvizojë nevojën për fokusim në përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet