Klubi i mendimit ekonomik

Këpucë grash të mërkurën, frigoriferin të martën: ja ditët e duhura për të kursyer duke blerë online

Ja si të shfrytëzoni luhatjet e çmimeve për të bërë Pazar inteligjent në internet, një guidë ju shpjegon si të veproni

Mos blini të dielave

Është e mundur të kursesh duke blerë on line? Përgjigjja është po. Sipas një sondazhi të kryer nga idealo – portal ndërkombëtar, që krahason çmimet e berjeve digjitale, mund të kursehet mesatarisht 3.7%. Kjo shifër është rritur në krahasim me sondazhin e vitit të kaluar me 1.5%.

Kursimi duke blerë në internet ndodh falë fenomenit të çmimeve dinamike, që bën të variojnë çmimet në bazë të algoritmeve sipas kërkesës, ofertës, sjelljeve të blerjeve ose profilizimit të përdoruesëve. Nëse për turizmin digjital, fenomeni është i famshëm, për blerjen e produkteve është krejtësisht i ri. Ditët më të mira dhe të favorshme kanë rezultuar e mërkura dhe e premtja, ndërsa mundësitë më të pakta për të kursyer duke blerë on line rezultojnë e marta dhe e diela. Por, ja një guidë për të kuptuar se në ç’ditë duhet të blini çfarë në mënyrë që të kurseni.

 

Këpucë grash

Për sa i përket këpucëve të grave, luhatja e çmimeve është 5.8%. Dita ideale për t’i blerë është e mërkura.

 

Këpucë burrash

Për të përfituar një kursim mesatar prej 6.4% duke blerë këpucë burrash on line, duhet t’i blini të premten dhe të evitoni të enjten.

 

Atlete

Është e këshillueshme të evitoni blerjen e atleteve të dielën, dita më e mirë është e mërkura, me një kursim mesatar prej 2.7%

 

Televizorë

Dita ideale për të blerë një televizor është e shtuna. Mund të kursehet mesatarisht 4.3%. Nuk këshillohet e mërkura.

 

Lavastoviglie

Të premten është dita kur mund të blini një lavastoviglie me një ulje të çmimit prej 1.6%. Nuk këshillohet që një produkt i tillë të porositet të mërkurën.

 

Karroca fëmijësh

Prindërit e rinj që përgatiten të blejnë on line një karrocë, mund të kursejnë 3.5% ditën e enjte. Nuk këshillohet dita e shtunë.

 

Frigoriferi

Mes të martës dhe të mërkurës ndodh një luhatje çmimi mesatar për blerje të elektroshtëpiakëve prej 1.1%. Ju leverdis e marta.

 

Notebook

Notebook-u është produkti më i prekshëm ndaj luhatjeve të çmimit  gjatë javës. Mund të kursehet një mesatare prej 8.5% duke blerë online të shtunën. Dita më e shtrenjtë është e mërkura.

 

Smartphone

Luhatja më e vogël vërehet për produktet e smartphonëve. Blerja e tyre të mërkurave, mund t’ju ndihmojë të kurseni gati 0.5%. Kushtojnë më shtrenjtë të dielave.

 

Smartwatch

Blerja të mërkurave rezulton më e leverdisshme, me një ulje të çmimit prej 4%. Të martave për këtë produkt paguhet më shumë.

 

Tharëse rrobash

Jo të enjten, këshillohet e mërkura. Kursimi mesatar është 2.7%.

 

Lavatriçe

Për të blerë një lavatriçe on line, dita më e mirë për të kursyer është e premtja dhe mesatarja e kursimit shkon afërsisht 3.2%. Dita më e keqe? E marta.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet