Klubi i mendimit ekonomik

Ke para? Ekspertët të tregojnë ku t’i investosh në Shqipëri

Angelo Haruni, Ekonomix.al

 

Në çdo lagje në Shqipëri, syri të sheh disa supermarkete, bar kafe apo parukeri. Janë bizneset që shqiptarët i hapin më kollaj, duke ndjekur modelin e njëri tjetrit. Por, a është kjo alternative më e mirë e investimit?

Ekspertët japin këto këshilla, për ata që kanë para e duan tí shumëfishojnë ato.

“Besoj se individët dhe biznesi kanë pak alternativa, që ofrojnë përqindje interesi të larta. Ngelet investimi në bono thesari, që janë të sigurta dhe kanë pasur një tendencë për rritje të lehtë. Disa banka kanë krijuar fonde investimi, që njerëzit të investojnë me një strukturë të ndryshme risku dhe me një nivel më të lartë interesi. Duhet parë, nëse në Shqipëri do të zhvillohet tregu i shitblerjes së aksioneve dhe koorporatave, që mund të jetë një formë investimi për një pjesë të njerëzve, që kanë para.

Përsa i përket depozitave, normave aktuale të interesit janë shumë të ulëta dhe më shumë janë siguri dhe garanci për paratë e depozituesve, sesi si formë investimi. Duhet të krijojmë tregjet sekondare dhe terciale, në të kundërt mundësitë e investimit në sektorin finaniar janë të kufizuara dhe pa  norma të larta investimi, që mund të jenë interesante për një kategori të madhe inidvidësh dhe korporatash”, shprehet Adrian Civici, president i UET për Ekonomix.al.

Katër janë alternativat kryesore të investimit të parave sot në Shqipëri: mbyllja e kursimeve në banka në formën e depozitave; letrat me vlerë të qeverisë, hapja e një biznesi dhe fondet e investimit.

Një tjetër alternativë informale, që edhe pse me risk të lartë është zhvilluar shumë vitet e fundit janë edhe fajdet. Skema parashikon grumbullimin e parave të një grupi njerëzish dhe shpërndarjen e tyre tek të tjerë kundrejt një interesi të lartë. Një praktikë, nga e cila shqiptarët janë djegur në vitin e mprapshtë ’97.

Pavarësisht se ku vendos të investosh, teoritë ekonomike, por edhe praktika tregojnë për një fakt të pakundërshtueshëm: fitim i lartë do të thotë risk i lartë.

 

ALTERNATIVAT E INVESTIMIT

  • Mbyllja e kursimeve në depozita
  • Investimi në letrat me vlerë të qeverisë
  • Hapja e një biznesi
  • Fondet e investimit
  • Para me fajde

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet