Klubi i mendimit ekonomik

Kartëmonedhat e shtetit shqiptar, nga 1945 deri në 1992

Kartëmonedha të emetuara  në vitin 1945

 

Çeka të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipërisë gjatë vitit 1945

Kartëmonedhat e para të emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar

Në vitin 1945 u hoqën nga qarkullimi të gjitha kartëmonedhat e vulosura nga Banka e Shtetit Shqiptar, si dhe të gjitha çeqet (të vulosura dhe emetime të reja). Në korrik të vitit 1946 u krye reforma monetare, e cila zgjati 10 ditë. Me Dekretligjin nr. 94, që ishte zbatim i Dekretligjit nr. 265, datë 11.07.1946, “Mbi shkëmbimin e banknotave dhe të çeqeve monedhë të emetuara nga Banka Kombëtare e Shqipërisë dhe syrsharzhuar nga Banka e Shtetit Shqiptar si dhe të çeqeve monedhë, të emetuara nga Banka e Shtetit Shqiptar”, u vendos raporti i ri i këmbimit të banknotave si vijon:

5 Franga të vjetra (vitet 1925-1944) = 1 Frang të ri, emetim i vitit 1945

Me këtë veprim të Bankës së Shtetit Shqiptar, në qarkullim gjendeshin vetëm kartëmonedhat 5, 20, 50 dhe 500 Franga me vit emetimi 1945.

Kartëmonedha të emetuara në vitin 1947

Me Dekretligjin nr. 445, datë 07.07.1947 “Mbi heqjen nga qarkullimi të banknotave të quajtura franga dhe emetimin e një emisioni të ri”,  si njësia bazë e monedhës në vend të  Frangut  u caktua  Leku,   dhe raporti i ri i këmbimit të banknotave u vendos si vijon:

1 Frang i vitit 1945 = 9 Lekë viti 1947.

Me këtë veprim të Bankës së Shtetit Shqiptar, në qarkullim gjendeshin vetëm kartëmonedhat me prerje “Lek”.

Kartëmonedha të emetuara në vitin 1949

Në emisionin e ri të vitit 1949, raporti i këmbimit me emisionin e vjetër mbeti i pandryshuar.
Ky emision u rishtyp në vitin 1957 me të njëjtat karakteristika.

Kartëmonedha të emetuara në vitin 1964

Emision i ri, i rishtypur në vitin 1976, me të njëjtat karakteristika. Me Dekretligjin nr. 4028, datë 14.07.1965  “Mbi këmbimin e monedhës”  botuar në Fletoren Zyrtare nr. 183, raporti i këmbimit të “Lekut” të vjetër me “Lekun” e ri u caktua:

10 Lekë të viteve 1947, 1949 dhe 1957 = 1 Lek të vitit 1964 dhe 1 Lekë monedhë = 100 Qindarka monedhë.

Kartëmonedha të emetuara në vitin 1992

Kartëmonedhat me prerje “Lek valutë” të vitit 1992, u quajtën kartëmonedha të emergjencës, pasi u shtypën për shkak të kërkesës emergjente të ekonomisë për para   cash. Ato kishin kundravlerën përkatëse. Prerja 10 Lek valutë = 500 Lekë dhe prerja 50 Lek valutë = 2500 Lekë. Këto kartëmonedha qarkulluan vetëm një vit dhe u zëvendësuan me emisionin e ri të kartëmonedhave të vitit 1992, ndërsa prerja 1 Lek valutë nuk u hodh në qarkullim.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet