Klubi i mendimit ekonomik

Karburantet, çmimi ulet me 5 lekë për litër. Reflektohet rënia e bursave

Bie me 5 lekë çmimi i karburanteve në vend. Gjatë ditës së sotme, në pikat e shitjes me pakicë është pasqyruar ulje e cmimit të naftës dhe benzinës. Nafta ka zbritur në 178 lekë/litër, ndërsa benzina me 179 lekë/litër.

Tregtarët shpjegojnë se rënia e çmimit është pasqyrim uljes që ka pësuar ari i zi në tregjet ndërkombëtare, ku në Europë, një fuçi shitet sot me 51.5 dollarë nga rreth 80 dollarë që ishte dy muaj më parë.

Por edhe me këtë rënie, cmimi i karburanteve konsiderohet i lartë nga drejtuesit e mjeteve. “Po çfarë rënie, më shtrenjtë se në të gjitha vendet e paguajmë”. Është ky refreni që e dëgjon shpesh nga drejtuesit e mjeteve, që si shembull krahasimi për çmimin, por edhe për cilësinë marrin Maqedoninë dhe Kosovën.

Importuesit dhe tregtarët e karburanteve shpjegojnë se cmimi i lartë i karburanteve në Shqipëri kushtëzohet nga barra e lartë fiskale. Sipas tyre, 60% e çmimit janë taksat që i paguhen shtetit.

 

TAKSIMI I KARBURANTEVE NE SHQIPERI

Akciza                                            37 lekë/litër

Taksa e qarkullimit                         27 lekë/litër

Taksa karbonit                               3 lekë/litër

Tarifa e markimit                            1 lekë/litër

Tarifa e skanimit                            1 lekë/litër

Taksa e rilicencimit                        3 lekë/litër

TVSH totale                                   30-40 lekë/litër

TOTALI                                          102-112 lekë/litër

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet