Klubi i mendimit ekonomik

Kalon buxheti 2019, rrëzohen propozimet e Braçes

Kalon buxheti 2019, rrëzohet propozimi për heqjen e tatimit për pagat deri në 40 mijë lekë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar këtë të hënë buxhetin e vitit 2019, ku 76 deputetët e pranishëm në seancë plenare kanë votuar Pro dhe asnjë kundër.

Kjo seancë është përshkuar nga debate mes deputetit socialist, Erion Braçe dhe ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, të cilët kanë debatuar për disa çështje, ku si më kryesorja ishte pika e tatimit për pagat, deri në 40 mijë lekë.

Përveç kësaj,deputeti Erjon Braçe kërkoi rritjen e taksimit nga 15 në 30% për lojërat e fatit te hotelet me 5 Yje, por kryeministri Rama reagoi duke thënë nuk kemi çfarë të taksojmë kur ende nuk janë afruar investitorët.

Kryeministri Edi Rama, teksa foli në foltoren e Kuvendit, tha se, shumica më në fund voton vendimin për taksimin zero të imputeve bujqësore.

“Do të bëjmë zero taksën për imputet bujqësore. Gjithë panorama është se kemi taksat më të ulta për pagat në rajon, ndërsa për oligarkët i kemi taksat më të larta.

Kemi tatimin më të ulët mbi të ardhurat personale. Këto para nuk i merr buxheti, por qëndrojnë në arkën e familjes.

Edhe këto edhe zerimi i imputeve bujqësore nuk e ka asnjë vend i rajonit. Zero për imputet bujqësore. Ne kemi ulur taksat dhe kemi rritur bazën” tha Rama

Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe bëri disa propozime lidhur me TVSH-në për librat që u rrëzuan, ndërsa nuk munguan reagimet nga Ahmetaj dhe Rama

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet