Klubi i mendimit ekonomik

Je tatimpagues “Individ”? Tatimet: Ja të drejtat dhe detyrimet që ke

Administrata Tatimore ka publikuar këtë të diel të gjitha detyrimet dhe të drejtat e tatimpaguesve të kategorisë “Individ”.

Përmes një komunikimi të posacëm për mediat, Tagtimet saktësojnë, se cdo qytetar kë rol të rëndësishëm në financat e shtetit dhe kontribuon duke paguar tatime të ndryshme:

Tatime mbi të ardhurat e gjithëllojshme; Kontribute për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore; Taksa kombëtare dhe vendore, si p.sh.: taksa mbi ndërtesën, taksa mbi tokën bujqësore, tarifa për pastrimin dhe largimin e mbeturinave.

Ti kontribuon në luftën kundër informalitetit edhe pa paguar, por duke kërkuar kuponin tatimor për cdo blerje që kryen.

Individët me punëtorë në familje kanë detyrime për ta regjistruar atë në Drejtorinë Rajonale Tatimore dhe për ti paguar Kontribute të Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore.

Individët me të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë duhet të dorëzojnë në mënyrë elektronike edhe Deklaratën Individuale të të Ardhurave Vjetore.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet