Japoni/ Shpërthen ”kolera e derrave”, nis asgjësimi i kafshëve
Pak kohë më parë, qeveria japoneze ka bërë me dije se vendi është prekur nga gripi i derrave, virusi i njohur gjithashtu si ”kolera e derrave”. Ndërkohë më shumë se 100 ushtarë u dërguan për të ndihmuar në therjen mijëra derrave në Japoninë Qendrore, pas konfirmimit të shpërthimi të kësaj sëmundjeje.
Duket se lufta ndaj gripit nuk është asgjësuar ende, pasi virusi u zbulua në shumë vende të Japonisë Qendrore.deri më tani ushtarët japonezë dhe zyrtarët e qeverisë lokale kanë asgjësuar rreth 6 600 derrave në një fermë të Toyota City në prefekturën e Aichi.
Gjithashtu Prefektura e Naganos, filloi gjithashtu asgjësimin e 2 400 derrave në një fermë në fshatin Miyada dhe qeveria ka në plan të asgjësojë një total prej 15 000 derrash, raporton Kyodo News.
Ndërsa përhapja e “kolerës së derrëve”, ka sjellë vonesa në eksoprtet drejt Bashkimit Europian. “Ne po përballemi me një fazë kritike”, tha ministri i Bujqësisë, Takamori Yoshikawa