Klubi i mendimit ekonomik

Ja se çfarë shtetet rreth botës mendojnë për globalizmin

Më shumë se në të kaluarën, popullata është e ndarë në mendimin që globalizmi është i mirë apo i keq.

Gjatë pasojave të ngjarjeve si Brexit dhe zgjedhjet e Trump, është e qartë se po rriten lëvizjet e njerëzve që janë skeptikë për integrimin e gjerë në ekonominë globale dhe kulturat e huaja. Ndërkohë që këto forca kompensuese kanë ekzistuar gjithmonë, vetëm kohët e fundit janë bërë mjaftueshëm të forta  për të ndryshuar rezultatet e zgjedhjeve dhe referendumeve.

 

Por sa i madh është ky kontingjent i popullsisë dhe si ndryshon madhësia nga vendi në vend?

 

Sondazhi

Informacioni grafik nga Raconteur thekson të dhënat e studimit mbi temën e globalizimit për 19 shtete.Sondazhi i publikuar nga YouGov, ka të bëjë me tregtinë ndërkombëtare, investiimet e huaja direkte, dhe impaktin në emigracion. Këtu janë të dhënat e nivelit më të lartë, i cili fokusohet në globalizmin në përgjithësi.

Pyetja: “Në përgjithësi, a mendoni se globalizimi është një qasje e mirë apo e keqe për botën?”

Perspektiva të ndryshme

Të dhënat janë interesante, mbështetja ndaj globalizimit renditet nga 37% (Franca) deri në 91% (Vietnami), duke paraqitur sjellje shumë të ndryshme ndaj çështjes.

Bazuar në këto 19 vende, të paktën, ata që ndjehen më pozitivët ndaj globalizmit janë tregjet emergjente si Filipinet (85%), India (83%), dhe Indonezia (72%). Këto janë vende ku ekonomia po rritet menjëherë, pasi ekonomitë zgjerohen nga qasja në rritjen e kapitalit dhe tregtisë globale

Vendet që duken më skeptike janë ato që janë më të zhvilluara ekonomikisht. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vetëm 40% të atyre që i janë përgjigjur sondazhit, e shohin globalizmin si një të mirë , ndërsa 27% e shohin atë si një të keqe dhe një pjesë e madhe e popullsisë nuk ishte e sigurt (33%). Britania e Madhe dhe Australia kanë shifra të njëjta me Francën e lartpërmendur që ka pjesën më të ulët të të anketuarve duke thënë se globalizimi është një e mirë.

Kështu që është e vërtetë që këto vende të zhvilluara po tregojnë skepticizëm, është gjithashtu e qartë që bota Perëndimore është shumë e ndarë për këtë çështje. Vendet Europiane si Gjermania (60%), Danimarka (68%), Suedia (63%), dhe Finlanda (56%) të gjithë patën maxhorancë përgjigjesh në favor të globalizmit.

Kjo ndarje mendësie është e vështirë të pranohet, dhe është ndoshta pjesë e arsyes që shumë investitorë mbeten të përqendruar në rrezik gjeopolitik në mjedisin aktual.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet