Klubi i mendimit ekonomik

Ish ministri i Financave kundër rritjes së tarifave dentare. Ja çfarë thotë

Rritja e tarifave dentare nga Urdhri i Stomatologut, është kundërshtuar gjerësisht nga opinioni publik. Ditën e sotme ka qenë ish-ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj që është shprehur kundër rritjes së tarifave detare nga Urdhri i Stomatologut.

Tashmë, kreu i Komisionit të Ekonomisë, Ahmetaj përmes një statusi në “Facebook”, shprehet se çmimet nuk vendosen më logjikë karteli dhe kjo nismë siç shprehet ai, është abuzim ndaj qytatarëve dhe si e tillë nuk duhet zbatuar.

“Jo rritjes së tarifave nga stomatologët! Çmimet nuk vendosen me logjikë karteli!Vendimi i Urdhrit të Stomatologut për rritjen e tarifave të shërbimit, është abuzim me qytetarët.Për më tepër, është i pa bazuar në ligj, ndaj nuk duhet zbatuar!”, shkruan Ahmetaj.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet