Klubi i mendimit ekonomik

Industria ushqimore, shkresë të dytë qeverisë dhe parlamentit. Ja pse jemi kundër uljes së TVSH-së

Albanian Food Industry (AFI) dhe Qendra Shqiptare e Eksporteve i ka dërguar një shkresë të dytë zyrtare institucioneve më të larta ligjvënëse dhe ligjzbatuese në vend, në të cilën argumenton qëndrimin kundër uljes së TVSH-së për bujqësinë në 6%.

Sipas industrisë ushqimore dhe eksportuesve, parlamenti mund ta rishikojë ndryshimin e TVSH-së, në kuadër të kthimit prapa të buxhetit 2019 nga presidenti Ilir Meta.

“Dëshirojmë t’ju informojmë që AFI ka dërguar shkresën e dytë zyrtare, më datë 10 dhjetor 2018, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Z. Arben Ahmetaj, për dijeni Z. Edi Rama dhe Kabinetit të Kryeministrisë, Z. Niko Pleshi dhe Znj. Sonila Qato, Z. Erion Brace dhe Z. Eduart Shalsi mbi ndryshimet ligjore sa lidhet me çështjen e TVSH së produkteve bujqësore”, thekson AFI dhe Qendra Shqiptare e Eksporteve.

 

Përpos këtyre shkresave, AFI ka realizuar një sërë takimesh me ministritë e linjës, pasi ky ndryshim i TVSH-së:

  • Do fusë në kolaps gjithë sektorin e bujqësisë dhe të ushqimit
  • Do imponojë dhunshëm evazionin e detyruar nga operatorët në të gjitha nivelet
  • Do rrisë importet e produkteve ushqimore, duke sjellë uljen e prodhimit vendas.

“Për të përfituar nga mundësia që buxheti 2019 u kthye mbrapsht nga Presidenti, ju bëjmë thirrje që çështja e TVSH-së të gjejë hapësirë në median tuaj, si një kontribut për prodhimin vendas, sektorin e bujqësisë dhe ushqimit”, thekson AFI dhe Qendra Shqiptare e Eksporteve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet