Klubi i mendimit ekonomik

Industria ushqimore dhe eksportuesit japin alarmin: Ja efektet e uljes së TVSH-së për produktet bujqësore të autofaturuara

Industria ushqimore dhe eksportuesit shqiptarë apelojnë për goditjen që ka marrë prodhimi vendas nga ulja në 6% e TVSH-së për produktet bujqësore të autofaturuara. Të martën, Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë dhe Qendra e Eksporteve Shqiptare do të zhvillojnë në Hotel Tirana International, salla “Metropol” një takim në lidhje me taksën e ndryshuar mbi produktet bujqësore”.

“Që prej 1 janarit filloi aplikimi i ndryshimit ligjor sa lidhet me TVSH e prodhimit primar bujqësor që konsiston në faktin se lënda e parë autofaturohet me 6% ndërsa 14% parashikohet të paguhet nga industrialistët/tregtarët/grumbulluesit.

Kjo do të thotë që prej 1 janarit ka filluar taksimi i produktit vendas me 14%. Pra, goditet prodhimi bujqësor vendas dhe fermeri, si dhe industria e përpunimit dhe tregtia në vend”, theksojnë industrialistët dhe eksportuesit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet