Klubi i mendimit ekonomik

Industria ushqimore apel qeverisë: Të barazohet TVSH-ja në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore

100 milionë euro në vit është kostoja që krijohet nga ulja në 6% e TVSH-së për produktet bujqësore të autofaturuara. Përllogaritja është bërë nga Shoqata e Industrialistëve Shqiptarë dhe Qendra e Eksporteve, sipas të cilave, vendimi ka krijuar menjëherë humbje për industrinë ushqimore

“A është bërë një përllogaritje e kostove të kësaj takse të re për prodhimin primar bujqësor vendas? Sipas përllogaritjeve tona kjo kosto tejkalon vlerën e 100 milionë eurove në vit. A ka ndonjë parashikim se kush do ta mbajë këtë barrë të re fiskale?

Fermerët, përmes çmimeve 14% më të ulëta të shitjes, konsumatorët përmes çmimeve 10-14% më të larta të produkteve në treg, apo industritë përpunuese që punojnë me norma fitimi jo më të larta se 7-10 për qind dhe duhet të paguajnë cash këtë barrë të re fiskale, e cila është më e lartë se norma e tyre e fitimit. Natyrshëm që këtë kosto vetëm industria nuk mund ta paguajë, sepse industritë e prekura nga ky vendim kanë bilanc me humbje për muajin Janar 2019”, u shpreh Alban Zusi, kryetar i Qendrës së Eksporteve dhe përfaqësues i AFI.

Industria ushqimore jep alarmin se do të goditet fuqia blerëse dhe do të dobësohet konkurrueshmëria e prodhimeve vendase, duke favorizuar importet. Ata propozojnë barazimin e nivelit të TVSH-së në 6% në shitje e blerje për të gjitha produktet bujqësore e ushqimore bazike.

 

Barra fiskale mbi industrinë ushqimore

Industrialistët dhe eksportuesit kanë renditur barrën fiskale që rëndon mbi fermerët nga 1 janari:

  • Fermerët përmes çmimeve 14% më të ulëta të shitjes
  • Cënim të rëndë të sigurisë ushqimore
  • Ulje e aftësisë së bizneseve për kredimarrje pranë institucioneve financiare për zhvillim të mëtejshëm, për shkak të bilanceve të reduktuara si nga rënia e prodhimit real ashtu edhe nga informaliteti. Madje mund të figurohet edhe rritje e kredive të këqija për shkak të paaftësisë paguese të biznesit të gjendur në këtë “kurth” fiscal të paparalajmëruar.
  • Rënie e të ardhurave të qendrueshme në buxhetin e shtetit për shkak të informalitetit galopant që do të ndodhë Së fundmi dëshirojmë të theksojmë se kjo vendimmarrje bie ndesh dhe cënon parimin dhe ligjin e TVSH. Përmes kësaj vendimmarrje është krijuar një situatë unikale, jo vetëm në Shqipëri, por kudo ku vepron ky ligj që blerja dhe shitja me të njëjtin çmim krijon detyrim për pagim TVSH-je. Të bindur se nuk ka asnjë argument ligjor e logjik që mbështet këtë vendimmarrje i kërkojmë Qeverisë dhe Institucioneve përgjegjëse të ndërhyjnë sa më shpejt të jetë e mundur për vendosjen e normalitetit në sistemin fiscal të sektorit të bujqësisë dhe agroindustrisë. “Në këtë kontekst do të propozonim barazimin e nivelit të TVSH në blerje e shitje në masën 6% për produktet bujqësore dhe ushqimore bazike për jetën e njeriut si: builmeti, mishi, buka, uji etj”, shprehet Zusi.

Këtë kërkesë Shoqata e bazon në tre arsye:
• Së pari në solidaritetin social me shtresat në nevojë të cilat duhet të taksohen minimalisht për nevojat bazë jetike, siç është ushqimi.

  • Së dyti në harmozimin e legjislacionit fiscal për produktet bazë ushqimore me të gjitha vendet e rajonit dhe Europës të cilët aplikoinë nivel TVSH nga 4- I 0%, në vartësi të TVSH standarde.
  • Së treti jemi të bindur se ky nivel i TVSH-se do të çojë drejt zerimit të informalitetit, do të rrisë sigurinë ushqimore, do të krijoië kushte më të mira të konkurrueshmërisë të prodhimit vendas në treg duke mos ndikuar pothuaj aspak në nivelin e të ardhurave të buxhetit. Si gjithmonë zgjidhjet i presim nga bashkëpunimi luajal me Qeverinë dhe jemi besimplotë se në fund të këtij procesi të gjatë konsultativ dhe debatues do të fitojë arsyeja dhe ligji.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet