Klubi i mendimit ekonomik

I bie xhekpoti i Vitit të Ri, fiton 127 milionë euro

Fiton 127 milionë euro në lotari. Një lojtar britanik e ka nisur mbarë vitin 2019, teksa ka fituar çmimin jackpotin e Vitit të Ri të lotarisë EuroMillions, me një shumë prej 115 milionë paundë, ekuivalentë me mbi 127 milionë euro.

Përveç fitores së jackpotit, 10 persona të tjerë kanë fituar nga 1 milion paund secili. Numrat fitues të EuroMillions ishin 01, 08, 11, 25, 28 dhe numrat fitues EuroMillions Lucky Star ishin 04 dhe 06.

Bëhet fjalë për çmimin e katërt më të lartë të fituar ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar dhe ndjek fitimin e 76 milionë sterlinash nga një murator nga Lincolnshire muajin e kaluar.

Fitorja më e madhe në një lotari në historinë e Mbretërisë shkoi në vitin 2011 tek bashkëshortët Chris dhe Colin Weir, nga Ayrshire Verior, që fituan jackpotin prej 161 milionë sterlinda në EuroMillions.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet