Klubi i mendimit ekonomik

Hyn në fuqi ligji, ja kush përjashtohet nga tenderat publikë

Të gjithë ata që janë dënuar nga gjykata për korrupsion, mashtrim, pastrim parash falsifikim, krim të organizuar dhe terrorizëm nuk do të mund të marrin pjesë më në tenderat shtetërorë.

Qeveria miratoi një ligj në fund të nëntorit, përmes së cilit synonte të përjashtonte këto kategori të dënuarish nga përfitimi i fondeve publike. Efekti i këtij ligji ka nisur të zbatohet këtë javë. Agjencia e Prokurimeve Publike njoftoi zyrtarisht autoritetet kontraktore që zhvillojnë tendera që t’i kenë parasysh këto kategori.

Por bllokimi nuk prek vetëm prokurimet publike. Këta individë përjashtohen nga përfitimi i ndihmës shtetërore, nga lehtësitë që aplikohen për investitorët në sektorin e turizmit apo për investimet strategjike.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet