Klubi i mendimit ekonomik

H&M mbyll dyqanet! Numri më i lartë i 20 viteve të fundit

Kompania e veshjeve H&M, e njohur në të gjithë botën do të mbyllë një numër të konsiderueshëm dyqanesh të saj këtë vit, për t’iu përshtatur zhvillimeve teknologjike dhe këkesave të klientëve për blerje on line. Bloomberg.com njofton se numri i dyqaneve të mbyllura të Hennes&Mauritz AB do të jetë në nivelin më të lartë, i të paktën dy dekadave të fundit, pasi gjigandi suedez i modës po përpiqet të adoptohet në botën e re digjitale, ku blerësit po braktisin dyqanet fizike dhe po blejnë në internet.
Gjatë vitit 2018, kompania parashikon të mbyllë 170 dyqane dhe të hapë 390 të rinj. Ky rezulton të jetë edhe numri më i madh i dyqaneve të mbyllur, që prej vitit 1998.
Dyqanet që mbyllen
Sipas raportimeve financiare të vetë kompanisë, raporti mes mbylljes dhe hapjes së dyqaneve të rinj vlerësihet në masën 44për qind. E thënë ndryshe, H&M do të mbyllë 44 dyqane për 100 të tillë që do të hapen të rinj. Në 2017, ky raport ishte 19 përqind. Në periudhën mes viteve 1999 dhe 2017, mesatarja ishte vetëm12 përqind.

Strategjia e prodhuesit suedez të veshjeve është kundërsth htuar nga investitorët. Ata janë pozicionuar kundër planit që parashikon mbylljen e dyqaneve dhe krijimin e një marke të re, për të shitur rroba me çmime më të ulëta.

H&M Hennes & Mauritz AB (që vepron si H & M) është një kompani suedeze veshjesh, që prodhon për burra, gra, të rinj dhe fëmijë. Ajo ka mbi 2.300 dyqane në 41 shtete të botës, me rreth 87.000 njerëz. Ekipi i projektimit të kompanisë e ka qendrën në Suedi dhe prej andej, projekton prodhimin dhe kontrollon shpërndarjen e tij për 800 fabrika në Evropë dhe Azi.

Historia e H&M-it

Kompania është themeluar në vitin 1947 nga Erling Persson në Västerås, Suedi. Në atë kohë, ajo shiste vetëm veshje për gra dhe u quajt Hennes, në suedish për “ato”.

Në vitin 1968, Persson fitoi inventarin e një dyqani për pajisje gjuetie në Stockholm, Mauritz Widforss. I përfshirë në inventar ishte një furnizim i veshjeve për meshkuj, cka nxiti Persson të zgjerohet në veshje edhe për këtë gjini. Prandaj, ai u quajt dyqani Hennes dhe Mauritz, i shkurtuar më vonë për lehtësi në botën e modës në “H & M”.

Stefan Persson, djali i Erling, themeluesit të kompanisë vijoi menaxhimin e kompaisë pas të atit, duke u bërë në vitin 1990 zyrtari më i lartë ekzekutiv dhe në vitin 1998, kryetar i bordit.

Sot, shumica e veshjeve të kompanisë prodhohet në Azi, por fokusi është kryesisht në vendet e Bangladeshit, Kinës, Egjiptit, Indisë, Pakistanit dhe Turqisë.

Kompania H&M ka një shtrirje të madhe në Evropë. Dyqani I parë në kontinentin e vjetër u hap në Norvegji në vitin 1964. Më pas, kompania ndërmorri një program zgjerimi, duke hapur shumë dyqane në Evropë, me pika në Danimarkë, Gjermani, Zvicër dhe Britani. Në vitet 1990, dyqanet e saj u hapën edhe në Austri, Belgjikë, Finlandë, Francë, Holandë dhe Spanjë. Në Portugali, dyqani i parë H&M u hap në vitin 2003, në Chiado, Lisboa. Kompania ka vazhduar ekspansionin dhe kompania ka një rrjet të gjerë në pjesën dërrmuese të vendeve europiane.

Gjermania është tregu më i madh i kompanisë (me 377 dyqane që nga viti 2011), e ndjekur nga Britania e Madhe (me 192 dyqane që nga 2011) dhe pastaj Suedia (me 168 dyqane që nga 2011). Sipas përllogaritjeve të institucioneve ndërkombëtare të vlerësimit, kompania ka një vlerë në tregun botërore në nivelet 12-16 Billionë dollarë.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet