Klubi i mendimit ekonomik

Hetimi Tatimor, kapen 1500 biznese me shkelje, dëmi rreth 52 milionë lekë

Në më pak se një muaj, tatimet kanë konstatuar në terren shkelje të ndryshme tek rreth 1500 biznese në të gjithë vendin, që ushtronin aktivitet kryesisht në qendrat e qyteteve kryesore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor ka bërë publike bilancin e kontrolleve për periudhën 1- 26 nëntor. Nga të dhënat rezulton se janë kontrolluar 2.928 biznese, ndërsa janë konstatuar shkelje të legjislacionit tatimor për 1.499 prej tyre, me një vlerë shkelje rreth 51.97 milionë  lekë.

Shkeljet më kryesore janë:

  • 19 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë). Gjithashtu jane bllokuar ambientet e 3 tatimpaguesve për shkeljen e mosinstalimit të pajisjes fiskale (hera e dytë).
  • 73 tatimpagues janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masat e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre si subjekt i TVSH-së.
  • 508 tatimpagues janë konstatuar me shkelje të moslëshimit të kuponit tatimor (hera e parë).
  • 69 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pasjisjet fiskale dhe 82 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
  • 307 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.
  • 193 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 176 subjekte janë të pergjegjësisë tatimore “biznes i vogël” dhe 17 subjekte jane të përgjegjësisë tatimore “biznes i madh”.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet