Klubi i mendimit ekonomik

Hashim Thaçi dekreton Guvernatorin e ri të Kosovës

Fehmi Mehmeti është Guvernatori i Ri i Bankës Qëndrore të Kosovës. Presidenti Hashim Thaçi, ka dekretuar emërimin e guvernatorit të ri të Bankës Qëndrore. Presidenti.Thaçi është shprehur se Banka Qendrore ka arritur të mbajë stabil sistemin financiar në Kosovë.“Si institucion rregullativ në sistemin financiar, në përputhje me standardet bashkëkohore, BQK-ja i ka kontribuar zhvillimit dhe rritjes ekonomike”, ka thënë presidenti i Kosovës. Ndërsa, guvernatori Mehmeti ka thënë se Banka Qendrore i ka mbështetur në vazhdimësi politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë së Kosovës.“Ne do ta ruajmë stabilitetin financiar, duke promovuar sisteme të sigurta, efikase dhe të qëndrueshme”, ka thënë guvernatori Mehmeti.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet