Klubi i mendimit ekonomik

Harrohet aeroporti i Kukësit, mbulohet nga ferrat

Flutura Tota, ekonomix.al

Në një kohë kur qeveria po negocion për vënien në efiçencë të aeroportit, ky i fundit është në gjëndje të rënduar infrastrukturore.

Çdo person që sheh nga afër këtë aeroport, konstaton, se gjendja infrastrukturore e tij është e rënduar.

 

 

 

 

 

 

Ferrat dhe shkurret kanë depërtuar gati në pistën e aeroportit, çka është shenjë e mosfunksionimit të tij.

 

 

 

 

 

 

Aeroporti i Kukesit nisi të ndërtohej  në vitin 1998, në kohën e krizës së Kosovës.

Investimi prej 30 milionë dollarë për ndërtimin e aeroportit ishte falas nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Aeroporti i Kukesit u projektua gjatë krizës së Kosovës në vitin 1999, i argumentuar si një mirënjohje për atë që bëri Kukesi në ndihmë të refugjatëve të luftës, ndërsa ka nisur së ndërtuari në vitin 2003.

Ndonëse tashmë ka përfunduar ndërtimi i tij, me të gjithë treguesit dhe aksesorët e një aeroporti modern, ende nuk është vënë në punë.

Tashmë, sipas ndërtuesve, ky aeroport është në gjendje të presë dhe të kryejë fluturime të të gjitha llojeve.

Aeroporti i Kukësit është aeroporti i dytë civil në vend, shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 65 hektarë, 3 kilometra larg qytetit të Kukësit, dhe është i kategorisë ndërkombëtare C. Sipas projektit të ndërtimit, në këtë aeroport është parashikuar që të zbresin njëherësh deri 5 avionë.

Pozicioni mes Tiranës dhe Prishtinës me një infrastrukturë të mirë rrugore nga të dy anët e kufirit, shkurton shumë kohën e lidhjes me dy kryeqytetet shqiptare për pasagjerët e mundshëm

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet