Klubi i mendimit ekonomik

Haradinaj i përgjigjet BE-së për taksën “Taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njoh shtetësinë e Kosovës”

Në datën 12 dhjetor kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë një letër nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për Tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn, lidhur me taksën e vënë ndaj Serbisë , edhe kryeministri i është përgjigjur duke i  dërguar një letër.

BE-ja, përfshirë Përfaqësuesen e lartë të BE-së, Federica Mogherini, Komisionerja për tregti Cecilia Malmstrom dhe Komisioneri Johannes Hahn, ofruan opsionin për zgjidhjen e problemit të tarifave ndaj Serbisë.

Sipas kyre të fundit  emërtimi “UNMIK” në CEFTA të zëvendësohet me “Kosova*”.

Një gjë të tillë, nuk u pranuan nga Kosova. Qeveria Haradinaj, tha se taksa hiqet vetëm kur Serbia ta njeh shtetësinë e Kosovës.

“Të falënderoj përzemërsisht për letrën tuaj më datë 12 dhjetor, në lidhje me çështjen e tarifës. E vlerësoj seriozitetin e qasjes suaj dhe njohurinë tënde për arsyet tona që kemi marrë në këtë vendim”, shkruan ai.

Haradinaj, thekson se qëndrimi i Kosovës ndaj vendimit për taksën është i pandryshueshëm dhe se marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë nuk janë normalizuar fare qysh nga 20 vjet më parë.

“Nuk ka kuptim që të hidhet faji për situatën në të cilën jemi. Ju jeni shumë mirë të vetëdijshëm për realitetin. Ajo për të cilën kemi nevojë tash është një nismë e re për ta ngritur dialogun në atë nivel ku çështjet si kjo e taksës janë të përfshira në një marrëveshje më të gjerë. Duke e pasur parasysh këtë, ne e kemi publikuar Draftin Gjithëpërfshirës për Marrëveshje mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, i cili i është prezantuar edhe Përfaqësueses Speciale të BE-së, Nataliya Apostolova, të enjten. Qëllimi ynë është që t’i kombinojmë të gjitha gjërat për të cilat është arritur marrëveshje apo që janë shtruar mbi tavolinë në një instrument të vetëm, i cili mund ta ndërtojë bazën për një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme mes dy shteteve”, thuhet aty.

Gjithashtu në letër përmendet që  kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, sot do të takohet në Bruksel me shefen e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.

Rezoluta për dialogun, krijimi i ushtrisë dhe taksa 100 % ndaj Serbisë gjithashtu pritet të jenë tema të diskutimit.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet