Klubi i mendimit ekonomik

Global Opportunities Albania dhe Ambasada e Tajvanit, mbështetje për fëmijët në Tiranë

Global Opportunities Albania dhe Ambasada e Tajvanit në Romë kanë mbështetur financiarisht Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë. Për të tretin vit, GO Albania në mbështetjen e ambasadorit të Ambasadës së Tajvanit në Romë kthen vëmendjen nga ky institucion për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve, të cilët jetojnë aty.

Këtë vit, financimi konsistoi në blerjen e pajisjeve elektronike, si lavatriçe, tharëse rrobash, fshesa me korent, thekëse buke, mikrovalë, ekspres çaji e kafeje. Në nder të ambasadorit, fëmijet e jetimores organizuan një festë me këngë e valle.

“Duke shpresuar që një shembull i tillë të ndiqet dhe nga organizata të reja, GO Albania do të vazhdojë kontributin e saj kundrejt këtij institucioni, me qëllimin për të bërë një institucion sa më të denjë dhe fëmijë sa më të shëndetshëm”, shprehen burime nga Global Opportunities Albania.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet