Klubi i mendimit ekonomik

Gjysma e Tiranës për tre ditë pa drita, ja zonat ku do të ketë kufizime të energjisë

Disa lagje të Tiranës do të jenë pjesërisht pa drita për tre ditët në vijim. Njoftimi është bërë nga OSHEE ditën e sotme. Kufizimi i energjisë do të vijë si pasojë e disa punimeve të planifikuara në nënstacionin “Uzina Traktori”.

OSHEE njofton se në datat 11-13 mars do të stakohet energjia elektrike gjatë intervalit kohor 09:00-13:00.

11 mars, pa energji do të mbeten rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, zona pranë Depos se Ujit, rruga “Todi Shkurti” (pranë pallateve Grand).

12 mars, pa energji do të mbetet zona pranë Sanatoriumit;

13 mars, pa energji do të mbetet zona pranë ish- Uzinës Traktori. Shkozë (pjesërisht)- njofton OSHEE.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet