Klubi i mendimit ekonomik

Gjermania do të trajnojë infermierët shqiptarë

Infermierët nga Shqipëria, Kosova dhe pjesa tjetër e Ballkanit mund të përfitojnë nga programet e trajnimit të Gjermanisë nëpër vendet e tyre.

Sipas një plani të ri të qeverisë gjermane, 9 milionë euro do të shpenzohen për të gjetur partnerë për shkolla infermierie. Atje, infermierët do të trajnohen dhe do të mësojnë gjuhën gjermane.

“Ideja është që në fund të programit të tyre të trajnimit ata të mund të punësohen menjëherë në Gjermani”, u shpreh Ministri gjerman për Shëndetësinë, Jens Spahn.

Javën e kaluar, qeveria gjermane miratoi një program emergjent për hapjen e 13 mijë vendeve të reja të punës në kujdesin e të moshuarve. Një tjetër masë për të adresuar problemin e mungesës së specialistë në fushën e shëndetësisë ishte edhe rritja e pagave për këtë sektor.

Ndërkohë, emigrimi i mjekëve dhe infermierëve drejt vendeve si Gjermania ka lënë boshllëqe në vendet e origjinës, ndër to edhe Shqipëria.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet