Klubi i mendimit ekonomik

FOTOT/ Trazira edhe tek Petro Nini, studentët bojkotues mbyllin dyert me zinxhirë

Ambientet e gjimnazit “Petro Nini” në kryeqytet do të shfrytëzohen edhe për zhvillimin e mësimit të studentëve të Fakultetit të Drejtësisë.

Dekani i këtij fakulteti, Artan Hoxha bëri të ditur ditën e djeshme se mësimi do të zhvillohet pasdite dhe nis në orën 14:00. Pas lajmit studentët ishin para shkollës të gatshëm për të zhvilluar mësim, por u përballën më një situatë të papritur.

Disa nga studentët bojkotues kishin mbyllur me zinxhirë  derën hyrësë të shkollës. Të ndodhur në këto kushte, studentët që kërkojnë të zhvillohet mësim për të mos humbur vitin akademik janë futur përmes një dere tjetër të gjimnazit.

“Do zhvillohet mësim çdo mbasdite tek gjimnazi ‘Petor Nini’. Do ketë mësim dhe të shtunë edhe të diel. Jemi të detyruar për këtë zgjidhje”- ka thënë Dekani i Juridikut, Artan Hoxha.

Ndërkohë, fakulteti i Drejtësisë në Tiranë vazhdon të jetë i mbyllur. Kjo është gjetur si zgjidhje për studentët të cilët kërkojnë të zhvillojnë mësimin, pasi të tjerë studentë vijojnë të qëndrojnë të ngujuar në godinën e Fakultetit të Drejtësisë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet