Klubi i mendimit ekonomik

FOTOT/ Thyhet bojkoti, fillon mësimi në Fakultetin e Drejtësisë

Ngujimit tek Juridiku i ka ardhur fundi. Pas thirrjes së bërë nga Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, studentët mbrëmjen e djeshme kanë liruar ambientet e Fakultetit.

Studentët e Drejtësisë do të rikthehen sot  në auditorët e tyre, duke lënë kështu shkollën e mesme “Petro Nini Luarasi”, ku kanë zhvilluar mësim deri më sot.

Studentët që ishin ngujuar brenda ambienteve të Fakultetit kanë nisur të largojnë tavolinat dhe karriget me të cilat kishin bllokuar hyrjen dhe duket se kanë vendosur të ndërpresin ngujimin.

Në foto shihet se janë vetë studentët që po rregullojnë ambientet e fakultetit, ndërsa në godinë ndodhen edhe punonjëset e pastrimit.

Kujtojmë se qëndesa dhe ngujimi te “Juridiku”  ishte më e gjata ndër të gjitha, por që u shoqërua edhe me shumë ngarje të pakëndshmë, të tilla si përplasjet mes studentëve.

Lini një koment

Email i juaj nuk do publikohet